Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi për herë të parë ishte sot titullar për skuadrën italiane, SS Lazio në ndeshjen kundër Torinos, shkruan VAR Kosova.

Muriqi për kundërshtar kishte yllin tjetër të Kosovës, Mërgim Vojvoda, i cili po ashtu ishte titullar për vendësit.

Reprezentuesi i Kosovës, Muriqi zhvilloi një ndeshje të mirë por që trajneri i Lazios, Simone Inzaghi e përdëroi vetëm për 58 minuta. Sulmuesi nga Prizreni liroi fushën për super italianin, Ciro Immobile.

Vojvoda qëndroi rreth 12 minuta më shumë se Muriqi në këtë sfidë, para se të zëvendësohej edhe ai.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, zhvilloi plotë 70 minuta për Torinon.

Mërgimi ka fituar vendin e titullarit në skuadrën nga Torino.

Ndeshja ishte një triller i vërtetë, pasi në minutën e 90-të Torino ishte duke fituar por mysafirët nga kryeqyteti nuk u dorëzuan për asnjë moment, duke shënuar dy gola të shpejtë.

Lazio fitoi ndeshjen me rezultat 3:4, duke arritur një fitore të madhe në kampionatin italian. /VAR Kosova/