Me dy ndeshjet që janë zhvilluar sot është mbyllur java e 10-të e Superligës së Kosovës në futboll e cila solli disa ndeshje mjaft interesante.

Drita e ka fituar derbin e javës duke e mposhtur Llapin me rezultat 1:2 në stadiumin “Zahir Pajaziti” për të vazhduar kështu formën e mirë të saj, derisa e thellon krizën e Llapit.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu është parë shumë i lumtur pas fitores, derisa për Klan Kosova ka thënë se lojtarët e tij treguan karakterë të fortë.

“Jam shumë i lumtur për fitore pasi kishim përballë një kundërshtar të fortë me lojtarë cilësorë.

Lojtarë e mij treguan karakterë të fortë. Morëm fitore të madhe por treguam edhe lojë të madhe. Pra sot përveçqë fituam treguam që mund ta kthejmë edhe rezultatin. Jam shumë i kënaqur me performancën e sotme dhe shpresoj të vazhdojmë kështu”, ka thënë pas ndeshjes, Ardian Nuhiu.