Dominik Szboszlai është talenti i radhës që ka “pushtuar” futbollin evropian me paraqitjet e tij këtë sezon.

Szboszlai ka vazhduar me paraqitje të mira edhe me Kombëtaren e Hungarisë në kuadër të Ligës së Kombeve, duke ia siguruar një vend në Kampionatin Evropian me një gol dhe asistim.

Ylli i Salzburgut, sipas gazetarit italian të famshëm Fabrizio Romano është duke u vëzhguar nga Real Madridi dhe Arsenali.

Arsenali gjithashtu është i interesuar për 20-vjeçarin, por sipas ‘Diario AS’, Szboszlai është i hapur për kalimin në “Santiago Bernabeu”.

Agjenti i lojtarit është në dijeni të interesimit të “Mbretërve”, andaj do e pres ofertën që ndoshta do bëhet gjatë afatit dimëror.

RB Salzburg gjithashtu nuk janë në presion që ta shesin lojtarin, por duan 20 milionë euro për ta lejuar të largohet.

Kontrata momentale hungarezit i skadon në vitin 2022, derisa këtë edicion ka realizuar tri gola në 10 paraqitje, gjithashtu ka kontribuar me gjashtë asistime në të gjitha garat.