Miqësorja vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës është mbyllur me fitoren e kuqezinjëve në pasditën e sotme në Elbasan.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, Kombëtarja shqiptare ishte nikoqire e Kosovës

Ndeshja në fjalë i takoi Shqipërisë me rezultat të ngushtë, 2:1.

Pas ndeshjes, sulmuesi i Shqipërisë, Myrtu Uzuni u shpreh i kënaqur me paraqitjen dhe fitoren.

“Jam i lumtur që u riktheva me gol. Pas infektimit me COVID-19, jam edhe më i fortë”, deklaroi Uzuni në “TVSH””.

“Besoj se tani do të vazhdoj me formë të mirë”, thotë ai.

“Nuk e kam problem ku luaj, jam i gatshëm ta jap maksimumin për Kombëtaren”, tregoi futbollisti nga Berati.