Ylli i Kosovës, Valon Berisha nuk ka udhëtuar fare me skuadrën e Reims për sfidën me Lyonin, e cila është duke u zhvilluar.

Sipas medieve franceze, reprezentuesi i Kosovës Valon Berisha është infektuar me koronavirus dhe për këtë shkak nuk ka qenë në gjendje të luajë.

Me sa duket, Berisha është infketuar gjatë kohës sa ishte i grumbulluar me Përfaqësuesen e Kosovës për ndeshjet e nëntorit.

Përveç tij, edhe Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani e Betim Fazliji rezultuan pozitivë me Covid nëpër skuadrat e tyre. /VAR Kosova/