Ylli gjerman, Niklas Sule është infektuar me koronavirus. Klubi gjerman, Bayern Munich nëpërmjet një komunikate për shtyp ka konfirmuar se reprezentuesi gjerman është infektuar me koronavirus dhe është  vetizoluar, shkruan VAR Kosova.

Lojtari është izoluar në shtëpi, ndërsa ndihet mirë.

Këtë e ka konfirmuar gjiganti gjerman në një komunikatë.

“Niklas Sule, 25, ka rezultuar pozitiv për Covid-19. Mbrojtësi i Bayern Munich-ut është në karantinë në shtëpi dhe ndihet mirë”, ka shkruar klubi në Twitter.

Mbetet të shihet se sa përballje do humbasë Sule, që këtë edicion ka bërë tetë paraqitje në të gjitha garat. /VAR Kosova/