Përfaqësuesja e Kosovës ka qenë e lidhur me shumë emra kohëve të fundit për t’i sjellur në skuadër.

Në mesin e tyre është edhe Mërgim Berisha, i cili po shkëlqen në Austri.

Futbollisti nga Kosova përfaqëson momentalisht Gjermaninë U21, derisa ende nuk ka vendosur zyrtarisht.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka thënë se është në kontakte të vazhdueshme me Berishën.

“Jemi në kontakte me Mërgim Berishën, nuk ka ende asgjë konkrete. Besoj se në grumbullimet e ardhshme do të ketë risi”, ka thënë Ademi në “RTK”.

“Besoj se secilit lojtar me prejardhje shqiptare i rrah zemra për Kosovën. Do të ketë prurje në pranverë”, tregoi ai.