Arsenali ka fituar si mysafir i Dundalk me rezultat 4-2 në kuadër të xhiro se fundit të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.

Të besuarit e Mikel Artetas kanë marr 18 pikë nga gjashtë ndeshje, duke e mbyllur këtë fazë të grupeve me bilanc të qind për qind.

Arsenali golin e parë e gjeti në minutën e 12-të, kur Edward Nketiah shënoi nga brenda zonës për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë në minutën e 18-të, kur Mohamed Elneny me një gjuajtje të bukur nga distanca shënoi për 2-0.

Dundalk arriti të zbusë epërsinë e Arsenalit vetëm pas disa minutash, kur shënoi me Jordan Flores për 2-1.

Edhe pjesa e dytë sikurse e para solli gola dhe aksione të bukura.

Willock shënoi për 3-1 në minutën e 68-të të ndeshjes për ta vënë në kasafortë fitoren.

Krejt në fund Arsenali gjeti edhe golin e katërt, kur Nicolas Pepe pasoi te Folarin Balogun që shënoi për 4-1.

Sean Hoare e shënoi golin e fundit në këtë ndeshje për 4-2.

Arsenali së bashku me Molden kalon grupin.