Klubi nga Suhareka, ka bërë zyrtare vendimin për ta shkarkuar trajnerin Ismet Munishi.

Klubi përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ka bërë publike vendimin, duke e falenderuar Munishin për kontributin e tij.

Njoftimi i klubit:

Klubi ka vendosur të nderpres bashkëpunimin me trainerin Ismet Munishi pas nje vitë e gjysëm ta kaluar s’bashku ne sfidat e shumta sportive. Klubi e falenderon përzemërsisht Munishin për shumë vlera dhe pune profesionale të cilat i ka sjell në klubin tonë duke e ngrit ne nivel edhe me të lartë siç ishte me parë. Faleminderit i dashur trainer , shume suksese në karrieren tuaj.