Barcelona pa shumë telashe ka fituar sonte në ndeshjen e javës së 16-të në La Liga.

Barcelona në udhëtim e ka mposhtur Valladolidin me rezultat 0:3 në një mbrëmje që i ka takuar Lionel Messit.

Argjentinasi përveç që asistoi te dy gola ai edhe shënoi një duke u bërë kështu lojtari i ndeshje.

Pas kësaj fitoreje Barcelona është në pozitën e pesë më 24 pikë, tetë pikë mbrapa Atletico Madridit që është në pozitën e parë dhe ka një ndeshje më pak.