Portieri legjendar i “Los Blancos”, Iker Casillas ka folur rreth mardhënies që kishte pasur me trajnerin Jose Mourinhos gjatë kohës sa ishin pjesë e Real Madridit, transmeton VAR Kosova.

Një përplasje mes dy figurave çoi deri tek prishja e raporteve e pastaj edhe të largimit të Jose Mourinhos nga pozita e trajnerit në Real Madrid.

Casilias u shpreh se ai nuk ishte fans i gjesteve që Mourinho i bënte, e specifikisht rastin kur i futi gishtin në sy trajnerit të Barcelonës, Tito Vilanova.

“Në ndeshjen e Supërkupës ndaj Barcelonës ndodhën shumë situate të pahijshme. Ishte një betejë e luftuar shumë por pati edhe momente të kqija si incidenti me Tito Vilanovan – ajo është një gjë që klubet e vogla mund të bëjnë por jo ne në Real Madrid” – u shpreh Casillias në një dokumentar të Movistar+.

“Pastaj erdhi ndeshja ndaj Levantes ku ne u larguam edhe më shumë nga Barcelona. Ai ishte momenti kur ne pushuam së foluri njëri me tjetërin. Ishim vetëm në dhomë dhe ai më tha që të tregohem më i sinqertë”.

“I thash se nuk mendoja që ishte në rregull që një profesionist të bënte atë çfarë ai bëri ndaj Vilanovas”. “Në fund të vitit të treti gjithçka kishte marrë fund mes neve dyve” – u shpreh ai.

Por Casillas tregoi gjithashtu se Mourinho ishte ndër personat të parë që e kontaktoi atë pasi pësoi sulm në zemër vitin e kaluar./VAR KOSOVA