Federata e Futbollit të Kosovës do të vazhdojë sot traditën e shpalljes së Laureatëve 2020.

Për shkak të pandemisë Covid 19, nuk do të ketë ceremoni.

Shpallja e më të mirëve do të bëhet drejtpërdrejt në Klan Kosova, me fillim në ora 17:15.

Edhe këtë herë do të shpallen futbollisti i vitit, trajneri më i mirë, futbollisti më i mirë i Superligës, formacioni i vitit, gjyqtari i vitit, klubi më i mirë, etj etj.