Harry Kane është kritikuar nga komentatori i ndeshjes Wolves – Tottenham, për simulimin e tij gjatë ndeshjes, madje ai e ka krahasuar me aktorin amerikan të famshëm, Tom Hanks, shkruan VAR Kosova.

Gjatë minutave të fundit të ndeshjes kur ishte rezultati baras 1:1, Kane gjatë një dueli me mbrojtësin e vendësve, Romain Saiss, vendos të rrëzohet duke simuluar por që gjyqtari i ndeshjes nuk vendosi ta ndëshkojë për këtë veprim të tij.

Komentatori i ndeshjes veprimin e kapitenit anglez e krahasoi me aktorin Hanks.

Po ashtu, në rrjetin social Twitter ky moment i Kane është bërë viral, duke u komentuar nga shumë tifozë.

Wolves dhe Tottenham luajtën baras në “Molineux Stadium” me rezultatin 1:1.   /VAR Kosova/