Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli është larguar nga fusha në minutën e 35-të për Zurichun.

Kololli është detyruar ta lëshojë fushën pas një lëndimi dhe vendin e tij e zuri, Blaz Kramer.

Momentalisht takimi mes Luganos dhe Zurichut është duke u luajtur minuta e 43-të dhe rezultati është i barabartë 0:0.

Për Zurichun nga minuta e parë në fushë është edhe mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti.