Porto dhe Manchester City kanë luajtur baras 0-0, në një ndeshje ku nuk munguan rastet.

Protugezët e morën pikët që iu nevojitej për ta kaluar tutje, ndërsa City e ka siguruar pozitën e parë në grup.

Rasti më i mirë në ndeshje ishte në pjesën e  dytë kur Juan Jesus shënoi por pas shikimit në VAR goli u anulua.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Marseille priti Olympiacosin, të cilët i mposhti me rezultat 2-1.

Golit të grekëve me Mady Camara, iu kundërpërgjigj Dimitri Payet që shënoi dy herë nga pika e bardhë.

Manchester City si lider i grupit ka 13 pikë, Porto ka 10, ndërsa Marsielle dhe Olympiacos nga tri pikë.