Wolverhampton Wanderes dhe Tottenham Hotspurs kanë ndarë pikë duke luajtur baras me rezultatin 1:1, në kuadër të Premier Ligës Angleze.

Mysafirët nga Londra shënuan të parët, duke e nisur ndeshjen për mrekulli qysh në minutën e parë.

Golin e shënoi mesfushori Tanguy Ndombele, i cili lansoi një predhë duke e mposhtur portierin Patricio.

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, përkundër se vendësit kërkuan golin e barazimit.

Në pjesën e dytë ishte dominimin total i vendësve, duke sulmuar vazhdimisht.

Trajneri Jose Mourinho në këtë pjesë vendosi “autobusin” para portës së Hugo Llorisit, edhe pse në skuadër kishte Harry Kane e Son të cilët me potencialin e tyre kanë mundur të mbyllin këtë ndeshje.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 86-të kur mbrojtësi Romain Saiss shënoi me kokë për ta barazuar rezultatin në 1:1, me plotë meritë.

Me këtë barazim Spurs nuk arriti të shfrytëzoi gabimet e Chelsea dhe Manchester United, duke mbetur jashtë top katërshes.

Spurs renditet në pozitën e pestë me 26 pikë, ndërsa Wolves në pozitën e 11 me 21 pikë.