Napoli e Real Sociedadi do ta zhvillojnë sonte ndeshjen vendimtare sa i përket kualifikimit në fazën tjetrë të Ligës së Evropës.

Ndeshja që zhvillohet në stadiumin “Diego Armando Maradona”, nis nga ora 18:55 dhe për të dyja skuadrat pikët janë më së të nevojshme pasi asnjëra ende nuk e ka siguruar kualifikimin.

Napili është i pari me 10 pikë, ndërsa Sociedadi me 8 pikë në vendin e dytë i treti është Azalkmar gjithashtu me 8 pikë dhe sonte luan me  Rijeken e fundit në tabelë.

Artikuj që mund të ju interesojnë

Tashmë gjithçka duket gati dhe skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare.

Te Sociedad titullar luan Adnan Januzaj ndërsa te Napoli mungojnë Rrahmani e Hysaj për shkak të infektimit me COVID-19.

Mund të ju interesoj