Në kuadër të javës së 14-t në Ligën 1 franceze, sot janë zhvilluar disa ndeshje tejet interesante.

Nantes ka barazuar 1:1 me Brestin në ndeshjen e zhvilluar në “Stade de la Beaujoire”.

Në këtë sfidë për Dijonin u paraqit nga fillimi e deri në fund fantazisti i Kosovës, Bersant Celina, i cili nga “WhoScored” u vlerësua me notën 6.5.

Nga ana tjetër, Bresti e ka mposhtur Reimsin e Valon Berishës dhe Arbër Zenelit me rezultat 2:1.

Image

Berisha luajti 90 minuta në këtë takim, kurse Zeneli u inkuadrua vetëm nga minuta e 59-të.

Madje, Zeneli realizoi një gol jashtëzakonisht të bukur nga pika e bardhë, i cili nuk mjaftoi për ta shpëtuar skuadrën e tij nga humbja.

Nga “WhoScored”, Zeneli u vlerësua me notën 7.6, kurse Berisha me notën 6.2.