Cristiano Ronaldo ka udhëtuar në Dubai për ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Globe Soccer”, ku ai do të jetë njëri nga laureatët.

Sidoqoftë, problemi është se portugezi shkeli një numër të madh të rregullave në Dubai shkaku i COVID-19.

Ai u fotografua duke u stërvitur pa maskë, dhe problemi është se ai nuk i respekton rregullat e vendosura atje.

Juventusi do të rikthehet të luajë më 6 janar dhe Ronaldo do të duhet të rikthehet në Torino disa ditë më herët.

Rregullat e miratuara nga qeveria italiane janë se të gjithë ata që hynë në vend pas 21 dhjetorit, duhet të izolohen.

Por, në rastin e Ronaldos, gjërat ndryshojnë.

Ai do të lejohet t’i bashkohet grupit menjëherë, duke qenë i priveligjuar.