Skuadra e Ballkanit është bërë me trajner të ri.

“Zeri.info” mëson nga burimet të veta se marrëveshja mes drejtuesve të Ballkanit dhe Blendi Shkëmbit ka përfunduar me sukses dhe ai do t’i prijë skuadrës “portokalli” në stinorin pranveror.

Shkëmbi i cili e njeh futbollin kosovar pasi më herët drejtoi Lirinë do ta zëvendësojë te Ballkani trajnerin Ismet Munishi, i cili u largua me të përfunduar stinori vjeshtor.

Ballkani aktualisht është në pozitën e dytë në tabelë me vetëm tri pikë larg vendit të parë që e mban Drita.