Tanimë zyrtare, Lirim Zendeli nënshkruan me skuadrën e Formula 2

Piloti kosovar Lirim Zendeli ka arritur marrëveshje me skuadrën e Formula 2, Motorsport.

Zendeli për herë të parë do garojë në Formula 2, me skuadrën që synon shumë suksese.

Ky lajm është konfirmuar nga vet klubi përmes një postimi në Instagram.

“Jemi shumë të lumtur t’iu njoftojmë se Lirim Zendeli do jetë pjesë e jona për FIA Formula 2 2021. Mirëserdhe në skuadër, Lirim”, ishte postimi i klubit.