Klubi francez, PSG, ka bërë publike shkallën e lëndimit të yllit brazilian, Neymar Jr. transmeton VAR Kosova.
Neymar u lëndua në sfidën ndaj Lyonit, ku nga një duel me Thiago Mendes dëmtoi
kyçin e këmbës.
PSG ka njoftuar se Neymar nuk do të luaj më në vitin 2020, dhe se rikthimi i 28
vjeçarit pritet në fillim të muajit janar.
Neymar ka qenë në formë të jashtëzakonshme këtë sezon, duke shënuar 9 gola në
11 ndeshje për skuadrën e Thomas Tuchel në Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve./VAR
KOSOVA



























