Përmes një deklarate Barcelona konfirmon se dy anëtarë të stafit teknik kanë rezultuar pozitiv për koronavirus në testet e kryera së fundmi para ndeshjes me Athletic Bilbao.

Si pasojë kubi ka vendosur të testojë edhe një herë të gjithë stafin dhe ekipin dhe deri atëherë skuadra nuk do të stërvitet për të shmangur kontaktet me të infektuarit e mundshëm.

“Pas testeve PCR të kryera dje, dy anëtarë të stafit të ekipit të parë të futbollit kanë dalë pozitiv në testet e kryera për Covid-19.  Klubi ka informuar autoritetet përkatëse të sportit dhe shëndetit.

Si rezultat, seanca stërvitore e planifikuar për nesër të martën në 11.00 të mëngjesit është shtyrë. Koha e re për stërvitje dhe konferenca për shtyp përpara Athletic Bilbao-FC Barcelona do të njoftohet nesër”, shkruhet në deklaratën e Barçës.