Chelsea dhe Manchester City janë kualifikuar në fazën tjetër të Kupës FA.

Në kuadër të fazës 1/32, Chelsea është përballur me Morecamben, kurse Manchester City ishte nikoqir i Birminghamit.

Në “Stamford Bridge”, “Të Kaltërit” fituan me rezultat të thellë, 4:0.

Mason Mount (’18), Timo Werner (’44), Hudson-Odoi (’49) dhe Havertz (’85) i realizuan golat e fitores për Chelsean sot.

Nga ana tjetër, Manchester City fitoi ndaj Birminghamit me rezultat të pastër, 3:0.

Bernardo Silva (‘8,’15) dhe Phil Foden (’33) i realizuan golat e fitores sonte.

Me këto fitore, Chelsea dhe Manchester City kualifikohen në fazën 1/16 të Kupës FA.