Zlatan Ibrahimovic vazhdon të jetë më i spikaturi në skuadrën e Milanit, edhe në moshën 39 vjeçare, shkruan VAR Kosova.

Ibrahimovic u shërua nga lëndimi dhe në ndeshjen e parë ndaj Cagliarit, la gjurmët e tij me dy gola të shënuara.

“Ibra” pas ndeshjes dha një intervistë interesante për Sky Sport Italia.

Gazetari i Sky Sport e pyeti sulmuesin suedez se sa vjeçar është, ndërsa ai u përgjigj: “Sa vjeçar je ti?”.

Gazetari Italian Peppe Di Stefano iu përgjigj duke i thënë se pak më i ri se ti (Ibrahimovic).

Përgjigja ironike e Ibrës ishte: “Atëherë eja vrapo për mua ti”.

Sulmuesi 39 vjeçar në këtë sezon është paraqitur në 15 ndeshje duke shënuar 12 gola, vetëm tri më pak se Cristiano Ronaldo që ka tri gola më shumë. /VAR Kosova/

https://www.instagram.com/p/CKOUeuCgbd4/?utm_source=ig_web_copy_link