Interi ka arritur të fitojë në udhëtim te Fiorentina me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-tës në Coppa Italia, duke kaluar tutje në çerekfinale, ndërsa fitorja erdhi vetëm në vazhdime pasi koha e rregullt u mbyll baras 1-1.

“Neurazzurët” shënuan fitore ndaj Fiorentinës në “Artemio Franchi” me rezultat të ngushtë 1:2.

Koha e rregullt kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1:1 me golat e shënuar nga Vidal i mysafirëve dhe Kouame i nikoqirëve.

Kuse, goli i fitores për “zikaltërit” erdhi pas asistimit nga Barella dhe golit të shënuar nga Lukaku.