Sergio Aguero është njëri nga lojtarët më të mirë në histori të Premier Ligës, transmeton VAR Kosova.


Sulmuesi i Manchester Cityt, ka zbuluar investimin më të dështuar që ka bërë ndonjëherë në jetë.

Fjala është për një veturë, të tipit Lamborghini, e blerë gjashtë vite më parë.

Premier League: Aguero: I've got a Lamborghini lying there with cobwebs, I  don't know why the f**k I bought it | MARCA in English

“Kjo është blerja më e dështuar. Ky Lamborgihni i blerë gjashtë vite më parë. Asnjëherë nuk e kam përdorur. Ka vetëm një milje të bërë. Mendoj pse e kam blerë dhe nuk gjejë ndonjë arsye” – u shpreh ai.

Kun Aguero është njëri nga lojtarët më të paguar tek klubi anglez, me kontratën që i mbaron në fund të këtij sezoni.