Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat 4-1 ndaj Aston Villas në kuadër të rrethit të tretë të FA Kupës.
Aston Villa kishte shumë probleme me COVID-19 dhe në këtë ndeshje futi në fushë, një skuadër të re, që vinin nga ekipin U23 dhe më poshtë.
Louie Barry, talenti i Aston Villas që shënoi golin e vetëm për vendasit, pas takimit ndërroi fanellën me mesfushorin brazilian të Liverpoolit, Fabinhon.
Por, pas pak minutash dhe një diskutimi me antarët e stafit, ai vrapoi tek Fabinho dhe rimorri fanellën e tij, duke qenë se ishte fanella e debutimit të 17 vjeçarit, për më tepër edhe arriti të realizonte gol.




























