David Barell, ish futbollisti i Real Madrid B dhe Levante, është bërë lojtari i parë që është transferuar duke përdorur kriptovaluta.
37 vjeçari ka nënshkruar me ekipin nga Segunda B, DUX Internacional de Madrid, këtë javë duke përdorur plotësisht kriptovaluta.
Klubi i cili është pjesë e DUX Gaming, një klubi i lojërave online, i cili është në pronësi të futbollistëve, Borja Inglesias dhe Thibaut Courtouis nuk e kanë zbuluar shumën e transferit, por lëvizja për Barell u bë e mundur nga Criptan.
Barell, i cili bëri 50 paraqitje për Real Madrid B, shprehu kënaqësinë e tij me këtë lëvizje.



























