Ka përfunduar takimi i javës së 20-të në Serinë A italiane, ndërmjet Atalantës dhe Lazios.

Mysafirët kanë shënuar fitore me rezultat 1:3 në Bergamo ndaj “Zikaltërve”.

Marusiq dhe Correa ishin dy realizatorët e parë për Lazion, derisa Atalanta përmes Pasaliqit tentoi rikthimin.

Por, shpresat për një gjë të tillë u shuan nga sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi që realizoi për 1:3 në të 83-tën minutë, tre minuta pasi u inkuadrua.

Sajti i njohur “Whoscored.com” e ka vlerësuar Muriqin me notën 7.0, derisa më i miri për Lazion ishte Marusiq që mori notën 7.8.

Mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti regjistroi 90 minuta për Atalantën në këtë përballje.

Gjimshiti nga sajti në fjalë u vlerësua me notën 7.2 dhe ishte ndër më të mirët në fushë për skuadrën e tij.

Me këtë fitore, Lazio grumbullon 37 pikë dhe është në vendin e pestë, ndërkaq Atalanta me një pikë më pak zë vendin e gjashtë.

Image