Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, ka shënuar sërish gol në fitoren 6-2 kundër Crotones.

Me këtë gol të shënuar, belgu ka arritur shifrën e 50 golave me fanellën e Interit në Serie A.

Ai është bërë futbollisti që shënon më së shpejti 50 gola për Interin.

Belgut i janë dashur vetëm 70 ndeshje për të shënuar këto gola.

Lukaku ka kaluar edhe rekordin e legjendës braziliane Ronaldo, i cili mbante këtë rekord.