Mbrojtësi argjentinas, David Abraham i ka dhënë fund karrierës në futbollin gjerman pas tetë viteve. Abraham të dielën (dje) mbylli një kapitull në karrierën tij, pasi do të rikthehet në vendlindjen e tij, Argjentinë për ta vazhduar karrierën, shkruan VAR Kosova.

Abraham në fund të ndeshjes bëri një gjest i cili do të mbahet mend gjatë. Ai ndërroi fanellën me gjyqtarin kryesor të ndeshjes Manuel Grafe.

Pas ndeshjes, Grafe dhe Abraham bënë një fotografi së bashku edhe me gjyqtarët tjerë të ndeshjes në tunelin e stadiumit.

Mbrojtësi 34 vjeçar karrierën me Frankfurt e mbylli me fitore ndaj Schalke 04 me rezultat 3:1.

Ai do ta vazhdojë karrierën me klubin e qytetit të tij Huracan Chabas.

Abraham për këto tetë vite është cilësuar si ndër mbrojtësit më të mirë në Bundesligë. /VAR Kosova/