Kampionët në fuqi të Spanjës, Real Madrid raportohet se kanë shprehur interesim për anësorin e Liverpoolit, Mohamed Salah.

“Los Blancos” janë të interesuar për të përforcuar fazën e sulmit dhe Salah shihet si një opsion për “mbretërit”.

Mohamed Salah së fundmi ka shprehur disa pakënaqësi pasi që “The Reds” nuk ia dhuruan shiritin e kapitenit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj FC Midtjylland.

Kontrata e Salahut me kampionët e Anglisë skadon në verën e vitit 2023.