Shumë zhurmë u shkaktuar në momentin që u mësua shorti për kualifikimet për Kampionatin Botëror të vitit 2022.

Shorti deshi që Kosova të jetë në Grupin A për kualifikime, së bashku me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Tri shtete, Spanja, Greqia dhe Gjeorgjia nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe kjo ishte arsyeja që u shkaktua shumë zhurmë nëse do të pranonin të luanin me vendin tonë.

Megjithatë kësaj zhurme i ka ardhur fundi dhe Spanja do të jetë nikoqir i Kosovës.

Kombëtarja e Spanjës do të jetë nikoqire e Përfaqësueses së Kosovës më 31 mars të këtij viti.

Tanimë spanjollët kanë caktuar edhe vendin se ku do të luhet ky takim dhe ai është në qytetin e Sevillas.

Estadio de La Cartuja është vendi nikoqir ku do të përballën Kombëtarja e Spanjës me Përfaqësuesen e Kosovës.

Në postimin e bërë nga faqja zyrtare e Kombëtares së Spanjës në Instagram, spanjollët jo zyrtarisht e kanë njohur edhe Kosovën si shtet.

Paralajmërimi që është bërë është vendosur edhe flamuri i Kosovës, teksa për flamurin e vendit tonë ka pasur reagime të ashpra nga tifozët spanjollë.

Shumë nga komentet kanë qenë se ‘Kush është Kosova’?, por përgjigjen më të mirë mund t’ua japin djelmoshat tanë më 31 mars duke dhënë maksimumin për tu paraqitur mirë, por pse edhe mos të befasojnë vendasit duke nxjerrë një rezultat pozitivë që t’i bëjmë spanjollët mos ta harrojnë kurrë Kosovën.