Atletico Madrid-Athletic Bilbao rrezikon të mos luhet dhe shkak për këtë është bora e madhe që ka mbuluar kryeqytetin e Spanjës.

Baskët fluturuan ditën e djeshme drejt Madridit, por avioni nuk mund të ulej në pistë për shkak të borës që e kishte mbuluar.

Në këto kushte avioni është kthyer pas në Bilbao dhe lojtarët janë shpërndarë nëpër shtëpitë e tyre. Ende nuk ka një vendim, por në Spanjë raportojnë se ndeshja pritet të shtyhet.