“Lufta” ndërmjet Neymarit dhe Alvaro Gonzales të Marseille ka vazhduar edhe mbrëmë. Rivaliteti i tyre ka vazhduar pas ndeshjes PSG – Marseille (2:1), të cilën e fituan parisienët me ndihmën edhe të yllit brazilian Neymar, shkruan VAR Kosova.

Rivaliteti i tyre ka filluar në muajin shtator kur të dy futbollistët patë një incident bukur të madh ndërmjet vete, ku akuzuan edhe për fyerje raciste, derisa Neymar u përjashtua me karton të kuq pasi e goditi spanjollin.

Të dy lojtarët u përplasën në fushë mbrëmë me Gonzalez që bëri faull ndaj Neymar disa herë, përfshirë një incident në të cilin ai vuri duart në fytyrën e brazilianit.

Pas ndeshjes, Neymar shfrytëzoi rastin për bërë një thumbim ndaj Gonzalez në Twitter, duke postuar një fotografi drejtuar mbrojtësit.

Gonzalez do të përgjigjej shpejt, duke shkruar: “Prindërit e mi gjithmonë më mësuan të nxjerr plehrat jashtë. Përpara gjithmonë OM”.

Image

Neymar shënoi nga penalltia dhe e festoi golin me trajnerin argjentinas, Mauricio Pochettino.

PSG e fitoi SuperKupën e Francës, për të cilën kanë festuar në mënyrë të jashtëzakonshme.

Ky është trofeu i parë i Pochettinos në karrierë si trajner. /VAR Kosova/