Nicolo Zaniolo ka njoftuar se është infektuar me koronavirus. Zaniolo nëpërmjet rrjeteve sociale ka njoftuar se sot ka pranuar rezultatet e testit, të cilat i kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, shkruan VAR Kosova.

Zaniolo ka shkruar se po sa ka pranuar rezultatin se është infektuar me koronavirus është izoluar.

“Përshendetje për të gjithë, unë kam rezultuar pozitiv me koronavirus në tamponin që kam bërë këtë mëngjes. Jam mirë dhe nuk kam asnjë simptomë, menjëherë jam futur në karantinë. Shpresoj të kthehem sa më parë në Trigoria”, ka shkruar Zaniolo.

Ylli italian është duke u shëruar nga një lëndim i rëndë që pësoi në gjurin e tij këtë sezon.

Zaniolo konsiderohet si ndër futbollistët më premtues italian. /VAR Kosova/

https://www.instagram.com/p/CKMEj9QneJ9/?utm_source=ig_embed