Rikthimi i mesfushorit brazilian Eduardo në Arsenal ishte një përjetim emocional, transmeton VAR Kosova.

Pasi theu këmbën nga një ndërhyrje e rëndë nga mbrojtësi i Birminghamit, Martin Taylor, Eduardo nuk arriti ta rigjente formën tek Arsenali.

Ai arriti të shënonte 10 gola pas rikthimit nga lëndimi, i cili ishte aq i rëndë sa SKY SPORT vendosi që të mos e ritransmetonte, por pas tri viteve qëndrimi në Arsenal, Eduardo u transferua tek Shaktar për 6 milionë funte.

Image: PA

Vetëm një vit pas largimit nga “Emirates”, Eduardo u rikthye me klubin e tij të tij, Shaktar, dhe përkundër humbjes së thellë 5-1, ai arriti të shënonte gol ndaj ish klubit.

Të gjithë të pranishmit në stadium u ngritën në këmbë duke duartrokitur golin e Eduardos, veprimi i cili u përshendet nga braziliani.