Skuadra e Ajax ka bërë një gabim të pafalshëm! Klubi i madh holandez nuk e ka futur në listë të UEFA Europa League sulmuesin, Sebastian Haller.

Haller u transferua te Ajax nga West Ham për më shumë se 22 milionë euro.

Por një nga transferimet më të shtrenjta në histori u harrua nga klubi.

“Është me të vërtetë keq që Haller nuk është në skuadrën e UEFA Europa League. Ne jemi duke biseduar me UEFA-n dhe Federatën holandeze për ta zbuluar se ku ishte gabimi”, janë deklaruar menaxherët e Ajaxit.

Nëse zbulohet se këtë gabim e bëri klubi dhe jo UEFA, atëherë Haller nuk do të përfshihet fare ne skuadër, nëse del e kundërta, atëherë gjërat mund të ndryshojnë.

Haller e ka filluar mirë në Ajax, ku në 6 ndeshje ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 4 asistime.