Bashkëshortja e Douglas Costas, Nathalia Felix, po shijon disa ditë pushimi në Dubai. Modelja braziliane njihet për postimet e saj provokative në “Instagram” dhe nuk kishin si të mungonin dhe disa foto nga vendi arab.

“Mirëmengjes”, shkruan ajo krahas fotos, ku 26-vjeçarja nuk nguron të nxjerrë në pah dhe hiret e saj. Ndërkohë, sulmuesi i Bayern Munchen është i grumbulluar ditën e sotme me gjermanët, pasi do të luajnë kundër Hertha Berlin dhe nuk ka mundur t’i bashkohet Nathalias në këto pushime.

Çifti njihet gjerësisht në rrjetet sociale dhe janë një nga më të parapëlqyerit nga tifozët. Shpesh herë ata ndajnë në “Instagram” dhe video gazmore, por dhe momente intime.