Liverpooli është mposhtur në shtëpi nga Brightoni me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Ligën Premier.

Reds nuk arritën ta marrin fitoren e tretë radhazi dhe të afrohen edhe më shumë me kreun, pasi u befasuan nga Brightoni.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por pa pasur raste shumë të qarta shënimi.

Mohamed Salah (3’) për vendasit dhe Dan Burn (25’) për mysafirët patën rastet e veta, por shifrat mbeten të pandryshuara në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, përsëri ishin Reds më kërkues dhe me më shumë raste, por Brighton arriti të befasojë.

Steven Alzate (56’) shënoi për 0-1 duke dërguar ekipin e tij në epërsi pas asistimit të Leandro Trossard.

Pas këtij goli të pranuar, Liverpooli u hodh i gjithi në sulm duke rrezikuar disa herë, por pa gjetur golin dhe në fund ndeshja u mbyll 0-1.

Me këtë humbje, Reds mbesin në vendin e katërt me 40 pikë, ndërsa Brightoni zë vendin e 15-të me 24 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Liverpooli e pret Manchester Cityn, ndërsa Brightoni udhëton te Burnley.