Dje gjatë ditës është bërë një “update” nga faqja e famshme “Transfermarkt”.

Sipas këtij ndryshimi bie në sy rënia e çmimit të futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.

Nga vlera e fundit që ishte 18 milionë euro, lojtari i Werder Bremenit tani kushton 12 milionë euro.

Vlera më e madhe e Milotit ishte 35 milionë euro gjatë dhjetorit të vitit 2019, por për shkak të lëndimeve dhe paraqitjeve jo të mira, tani ylli kosovar kushton veç 12 milionë euro.