Borussia Dortmund ka gjetur trajnerin e ri. Nga sezoni i ardhshëm klubin e madh gjerman do ta udhëheq trajneri i njohur, Marco Rose, shkruan VAR Kosova.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano ka raportuar se Dortmund ka arritur marrëveshje me Rose dhe nga sezoni i ri do të jetë në detyrë.

Po ashtu, edhe Borussia Monchengladbach ka konfirmuar se Rose do t’i bashkohet Dortmundin po sa të përfundojë sezoni aktual.

Klauzola e Rose është pesë milionë euro të cilën Dortmund e ka paguar.

Rose do ta zëvendësojë Edin Terzic. Terzic ishte emëruar trajner i BVB-së deri në fund të këtij sezoni për ta zëvendësuar trajnerin e shkarkuar Lucian Favre.

Trajneri, 44 vjeçar, Rose në vitin 2019 ishte emëruar trajneri i Monchengladbach duke e udhëhequr me sukses drejt vendit të katër në sezonin e tij të parë. /VAR Kosova/