Një anëtarë i familjes mbretërore të Katarit është parë duke refuzuar të flasë me gjyqtaret femra të finales së Kampionatit Botëror për Klube, transmeton VAR Kosova.

Pas triumfit të Bayern Munich në finale ndaj Tigers, sheiku Joaan bin Hamad Al Thani është parë teksa përshëndeste gjyqtarët meshkuj me grusht, duke respektuar masat anti Covid 19.

Por kur në radhën erdhën gjyqtarët femra, Dina Alves Batista dhe Neuza Back, Al Thani i injoroi teksa ato vetëm ecën tutje.

Image

Kjo ndoshta buron nga tradita islamike të vendit arab, por një gjë e tillë është kritikuar në mediet botërore, duke pasur parasysh faktin që edhe Kampionati Botëror për Kombëtare do të mbahet në këtë vend vitin e ardhshëm./VAR Kosova/