Manchester United ka barazuar rekordin e fitores më të thellë në histori të Premier Ligës, shkruan VAR Kosova.

“Djajtë e kuq” mposhtën mbrëmjen e kaluar Southamptonit me shifrat 9-0 në “Old Trafford”, në sfidën e vlefshme për javën e 20 të Premier Ligës angleze.

Një rezultat i tillë ka ndodhur vetëm dy herë më parë në histori të Premier Ligës, por një fans i zjarrtë i United e kishte parashikuar pikërisht para ndeshjes se skuadra e tij do të fitonte 9-0.

Bëhet fjalë për një fans në Twitter, me llogarinë Asad_MUFC, i cili në orën 9:46 të mëngjesit parashikoi fitoren 9-0 të United.

Shkrimi i tij është bërë viral, duke u shpërndarë mbi 15 mijë herë.