Të hënën është planifikuar të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së 19-të të Superligës së Kosovës në futboll, të parës për stinorin pranveror.

Në Drenas, Feronikeli e pret Gjilanin, në ndeshjen që cilësohet edhe derbi i javës. Kurse në “Riza Lushta” në Mitrovicë, Trepça ’89 do të jetë nikoqire e Arbërisë.

Temperaturat e ulëta dhe të reshurat e borës në dy ditët e fundit, nuk pritet të jenë pengesë që takimet të luhen në orarin e paraparë.