Chelsea është nikoqir i Manchester United në derbin që zhvillohet në kuadër të javës së 26-të në Ligën Premier.

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që luhet nga ora 17:30 në stadiumin “Stamford Bridge”.

Për këtë sfidë, Chelsea do të jetë vetëm pa Thiago Silvan që është i lënduar.

Në anën tjetër, Djajtë e Kuq nuk mund të llogarisin në Juan Matan, Edinson Cavani dhe Paul Pogban që po ashtu janë të lënduar.

Chelsea: Mendy, Azpilicueta ,Rudiger, Christensen, Chilwell, Mount, Kante, Kovacic, Ziyech, Giroud, Hudson-Odoi.

Manchester United: De Gea, Wan Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw, Fred, McTominay, Fernandes, Rashford, Greenwood, James.