I cilësuar si njëri nga lojtarët më të talentuar nga academia e Manchester United, Ravel Morrison është një nga figurat më interesante në futbollin evropian, transmeton Var Kosova.

28 vjeçari i cili u cilësua nga vetë Alex Ferguson si talenti më i madh që ai kishte pare, nuk pati një karrierë të mirë si profesionit, duke ndryshuar shumë klube pa arritur ta përmbush potencialin e tij.

Në një intervistë me Rio Ferdinand, Morrison zbuloi se ai i vjedhte patikat e Wayne Rooneyt dhe Ferdinandit për të blerë ushqim për familjen e tij.

“Ju (Ferdinand) dhe Wayne Rooney merrni rreth 20-30 palë patike. Unë i merrja në zhveshtore dhe i shisja për 250 sterlina”.

“Isha duke jetuar me pagën e akademisë ndaj nuk ishte shumë” – u shpreh ai.