Shkodran Mustafi është në bisedime me klubin gjerman Schalke 04. Mbrojtësi shqiptar ka humbur besimin e trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta dhe këtë sezon nuk është titullar.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, klubi gjerman është në bisedime të avancuara me Mustafin për t’u transferuar nga Arsenali, si zëvendësuesi i mbrojtësit turk Ozan Kabak, i cili ka arritur marrëveshje me Liverpoolin.

Në njoftimin e Romanos, thuhet se Liverpooli ka bindur mbrojtësin turk por ende nuk ka marrë dritën e gjelbër nga klubi gjerman, pasi nuk dëshirojnë ta humbasin pa arritur marrëveshje me Mustafin.

Sot është dita e fundit e afatit kalimtar të janarit.

Mustafi ishte opsion edhe për Liverpoolin, por duket se planet e Jurgen Klopp kanë ndryshuar.

Ish reprezentuesi i Gjermanisë në Arenali ishte transferuar në vitin 2016 me dëshirën e Arsene Ëengerit.

Para Arsenalit, ai ka veshur fanellën e Valencias, Evertonit dhe Sampdorias.

Pikën më të lartë të karrierës e ka në vitin 2014 kur fitoi Kupën e Botës në Brazil me Gjermaninë. /VAR Kosova/