Vanda Nara, bashkëshortja e Mauro Ikardit, ndjek shembullin e partnerit të saj pas ndeshjes së gjysmëfinales së dytë të Kupës së Italisë midis Juventusit dhe Interit, sfidë që ishte vendimtare për bardhezinjtë të cilët shkuan në finale.

Ish-sulmuesi dhe kapiteni zikaltër në rrjetin social “Instagram” i ka bërë një pëlqim mbrojtësit të Juventusit, Leonardo Bonuçit ku skuadra bardhezi po festonte në dhomat e zhveshjes pas fitores ndaj Interit.

Një pëlqim që provokon ish-tifozerinë e tij, por dhe bashkëshortja Vanda Nara me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Instagram” ka provokuar interistët me një foto ku shkruan

“Sot gjithçka e bardhë, dhe unë me të zeza.”

Një provokim që lidhet me Juventusin dhe tifozët e Interit nuk munden ta kapërdijnë aq lehtë. /Panorama